Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Durrës.
Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, brenda një dyqani. Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi “Azem Hajdari”.
Dëshmitarët thone se çifti kishte debate të ashpra prej disa ditësh. Ndërkohë, pas krimit burri vrasës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të krimit.