Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë një 65-vjeçar me kombësi shqiptare ka humbur jetën.
Mediat italiane raportojnë se 65-vjeçari ishte duke u kthyer nga dasma e të bijës, kur makina e tij u përplas me një tjetër mjet.
Shqiptari ndodhej në makinë me gruan dhe vajzën tjetër, ku mjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një veturë tjetër, duke lënë të plagosur drejtuesen e saj, ndërsa plagë mori edhe vajza e tij.
Aksidenti i rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria.
Për shkak të goditjes së fortë, një prej makinave doli nga rruga, ndërsa tjetra u bllokua në mes të saj.
Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.