Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte, ku për pasojë ka humbur jetën një 82-vjeçare dhe janë plagosur dy të tjera.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e gomave” ku një trajler ka goditur autobusin, për pasojë gjeti vdekjen e moshuara, R.H. 82 vjeçe dhe u plagosën D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë, duke bërë që drejtuesi i kamionit A.H., të humb kontrollin e mjetit dhe të përplaset me furgonin. Fatmirësisht dy të plagosurrat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë
Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.