Atmosfera te Vllaznia ka ndryshuar tërësisht pas dy fitoreve të fundit dhe sidomos pas asaj në transfertë me Tiranën. Një gjë të tillë e konstaton edhe vetë trajneri Qatip Osmani. Gjithsesi, ai bëri thirrje për kujdes në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Skënderbeut. Në konferencën e shtypit të kësaj pragndeshje, numri një i pankinës kuqeblu vlerësoi korçarët si një kundërshtar shumë i vështirë. Megjithatë, shprehu bindjen se Vllaznia do të futet në fushë me qëllimin e vetëm për të fituar.

Trajneri Osmani u pyet edhe për merkaton, teksa u shpreh se nuk ka asgjë konkrete deri tani.

Në këtë ndeshje, Vllaznia do të ketë dy mungesa shumë të rëndësishme, pikërisht dy mbrojtësit e krahëve, Geralb Smajli dhe Esin Hakaj.

Artikulli paraprakFESTAT BËJNË BASHKË TË MOSHUARIT NË LEZHË
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA MPOSHT PARTIZANIN