Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa ka mohuar zërat se ka komunikuar me drejtues të ekipit të kosovar të Dritës duke thënë se do vijojë të jetë trajner i kuqebluve. Josa tha se nuk njoh askend tek skuadra e Dritës.
Tekniku Josa në prag të ndeshjes me Kastriotin në transfertë kërkon që ekipi i tij të bëjë kujdes sepse ndaj krutanëve do të jetë një përballje e forte.
Trajneri Josa kërkon që lojtarët e tij të lënë pas humbjen me Egnatian në Shkodër dhe të fokusohen për të siguruar një fitore ndaj Kastriotit.
Sa i përket objektivave trajneri Josa kërkon që të mos flitet për gjëra të mëdha sepse futbolli shqiptar sipas tij ndryshon shumë çdo javë.
Vllaznia udhëton për të luajtur drejt Kastriotit në një moment jo të mirë të saj pas humbjes me Egnatian në shtëpi. Kuqeblutë do të kërkojnë kthesën ndaj krutanëve, një ekip që në fushën e saj bëhet shumë e fortë.