Vllaznia dhe Erzeni nuk shkuan dot më shumë se sa një barazim 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Superiore. Kështu, trajneri Qatip Osmani debutoi me barazim në stolin e shkodranëve, aty ku duket se ka shumë punë për të bërë. Në fakt, emërimi i tij në pankinën e Vllaznisë nuk ka qenë ashtu siç e shpresonte klubi shkodran. Sa i takon ndeshjes, Vllaznia kaloi e para në avantazh, teksa shënoi Bekim Balaj në minutën e 29-të me penallti.

Erzeni nuk u dorëzua dhe në të dytën barazoi, falë një autogoli të portierit Qarri. Një “dush i ftohtë” për shkodranët, të cilët ashtu si miqtë, provuan me të gjitha forcat që të gjenin golin e fitores, por me skuadrat që nuk dukeshin në ditën e tyre më të mirë në repartin e avancuar. Kështu, ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Pas këtij dueli, trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, deklaroi se skuadra e tij donte fitoren me patjetër, por shumë gjëra nuk funksionuan ashtu siç duhet.

Edhe trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, deklaroi se për mënyrën si shkoi ndeshja, rezultati ishte i drejtë.

Pas kësaj sfide, Vllaznia mban vendin e gjashtë me 13-pikë, po aq sa edhe Kukësi, Skënderbeu dhe Erzeni.

Artikulli paraprakJETË MES LAGËSHTIRËS DHE MYKUT
Artikulli tjetërMASSAFRA: BOMBAT TË PAFAJSHMËVE, E PADREJTË