Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Vllaznisë pas humbjes së sotme ndaj Partizanit.
Shpresat e vakëta për t’i shpëtuar rënies nga kategoria, detyruan trajnerin kryeqytetas që të largohej nga klubi shkodran 2 ndeshje nga fundi i kampionatit.
Tekniku kryeqytetas ka refuzuar prononcimin për mediat, pasi pas sfidës me të kuqtë e ka mbyllur me ekipin shkodran.
Nuk jepen detaje të tjera, por bëhet e ditur që në orët e ardhshme, Gjoka do t’i paraqesë dorëheqjen edhe drejtuesve të Vllaznisë.
Pas kësaj humbjeje Vllaznia është pranë Kategorisë së Parë, ndërsa tashmë “kapiteni” braktis anijen.