Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka marrë përgjegjësitë për humbjen e sotme përballë Luftëtarit. Tekniku bëri të qartë në “Gol pas Goli” se motivimi i skuadrës nuk kishte qenë në nivelin e duhur dhe tani shkodranët rrezikojnë rënien.

Për humbjen

“Nuk ishim të qartë në lojë dhe mendoj që ishte një ndeshje shumë e keqe, ndoshta faji im për mos motivimin e duhur dhe mos realizmin e duhur të lojës për skuadrën”.

Për problemet e skuadrës

“Nuk dimë të reagojmë, nuk kemi forcë të ngrihemi, kur nuk shkojnë gjërat mirë biem në stres, ndoshta nuk kam ditur të motivoj mirë këtë grup”.

Për mungesën e reagimit të ekipit

“Ndoshta është momenti për të reflektuar, mendoj që është problemi im që nuk kam ditur të motivoj skuadrën në momente të tilla”.

Për rastet e diskutueshme

“Nuk duhej ta linim situatën deri këtu, duhej ta zgjidhnim ndeshjen ndryshe”.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ZHYTET NE FUND, HUMBET EDHE ME LUFTETARIN
Artikulli tjetër“LULI I PERJETSHEM, MUND TI HUMB TE GJITHA ZGJEDHJET, POR JO KARRIKEN”