Klubi i Hoffenheim ka vendosur që të investojë në teknologji për të përdorur metoda sa më efikase në stërvitje.
Trajneri i kësaj skuadre, Julian Nagelsman po përdor një metodë të veçantë për të parë ecurinë e lojtarëve të tij me anë të përdorimit të dronit, raporton Albeu. Futbollistët e Hoffenheim stërviten, ndërkohë që mbi kokën e tyre fluturon një dron fillimisht ata janë habitur, ndërkohë që trajneri i tyre shihet me një komandë në dorë. “Ne duam të shfrytëzojmë të gjitha mënyrat e reja për stërvitje, ndërsa materialet do t’i përdorim për analizë të plotë”, tha Nagelsman. Klubit gjerman kjo i ka kushtuar një investim 1200-1500 euro.