Mbrëmjen e së dielës në ora 20:00 në stadiumin “Air Albania” do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme, e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”, ajo në mes Partizanit dhe Vllaznisë. Në prag të këtij takimi, trajneri Qatip Osmani, në konferencën për shtyp, ka shprehur besimin e tij të plotë që skuadra do të bëjë një paraqitje të mirë dhe do të dalë prej saj me rezultat pozitiv.

Trajneri Osmani tha se në supersfidën ndaj Partizanit është e pranueshme edhe një pikë.
Vllaznia do të jetë e plotë për ndeshjen ndaj Partizanit, teksa në dyshim është vetëm mbrojtësi i djathtë, Geralb Smajli.

Artikulli paraprak“FLOOD NORTH ALB” PROJEKTI PËR MENAXHIMIN E PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA KUALIFIKOHET NË GJYSMËFINALE