Vllaznia do të luajë të hënën në Korçë ndaj Skënderbeut dhe padyshim që, objektivi i saj është për të marrë një tjetër rezultat pozitiv dhe për të vijuar rrugën e qetë drejt pretendimeve të saj. Në një prononcim të dhënë për mediat përpara nisjes për në Korçë, trajneri i pankinës shkodrane, Qatip Osmani, e ka të qartë se do të jetë një përballjë e fortë. Megjithatë, ai deklaroi se skuadra e tij është e përgatitur për t’u ndeshur me një kundërshtar shumë të fortë, siç është në këtë rast Skënderbeu.
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë do të luhet të hënën në Korçë, duke nisur nga ora 17:00.