Trajneri, Panucci zyrtarizohet nesër në krye të kombëtares

Ish-mbrojtësi i Milanit, Real Madrid dhe Romës, Christian Panucci zyrtarizohet nesër si trajner i kombëtares shqiptare. Lajmi konfirmohet nga vetë FSHF, të cilët bëjnë të ditur se do jetë presidenti Armand Duka i cili do prezantojë trajnerin e ri përpara medias në një konferencë për shtyp nesër në orën 11:00. Ai mbërrin në Tiranë mbrëmjen e kësaj të marte ku do të pritet në aeroport nga zyrtarë të FSHF-së. Christian Panucci u përzgjodh mes një morie emrash si Sedorf, De Kanio, Malesani, Zenga, etj, që u kontaktuan nga FSHF, për të marrë drejtimin e kombëtares. Në karrierën si futbollist, Panucci numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka vetëm një eksperiencë si ndihmës i Fabio Capello-s, në Botërorin e vitin 2014, me kombëtaren Ruse. Kjo do të jetë eksperienca e parë e Panuccit si trajner i parë dhe do t’i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi, i cili la gjurmë në futbollin shqiptar.

Artikulli paraprakPO TENTONIN TË KALONIN ME HELIKOPTERË DREJT BRITANISË, NDALOHEN 4 SHQIPTARË
Artikulli tjetërARRESTOHET PAS 12 ORËSH VRASËSI I MURATORIT SHQIPTAR