Trajnim falas personave që dorëzojnë vullnetarisht armët

TIRANE-Një kompani do të të trajnojë falas që të dorëzosh armën që mban pa leje. Këtë do e bëjë Kompania “RO.GAT SECURITY”, në qendrën e saj të trajnimit, e para e licensuar në Shqiperi mbi Trajnimin dhe dhënien e dëshmive “ Për Aftesimin Teorik dhe Praktik per mbajtje dhe përdorimin e armës”. Trajnimi do të bëhet në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara si dhe Ministrisë së Punëve të Brendëshme mbi fushatën sensibilizuese të dorëzimit vullnetar të armëve që mbahen pa leje të posaçme nga autoritetet, për herë të parë në Shqipëri do të kryejë trajnime falas dhe dhënie të Dëshmive “Për Aftësimin Teorik dhe Praktik për mbajtjen dhe përdorimin e armës “ ndaj çdo kujt që dorëzon vullnetarish armën e mbajtur në mënyrë të paligjshme. Duke marrë shkasë nga kjo fushatë, e cila nxit pozitivisht ndërgjegjësimin përsa i përket rrezikut të mbajtjes dhe përdorimit të jashtëligjshmë të armëve të zjarrit, Qendra e Trajnimit “RO.GAT SECURITY”,si një ndër aktorët kyç në bashkëpunimin me instancat shtetërore për vijimin e procedurave të ligjshme për mbajtjen dhe përdorimin e armëve, do të kryeje në ambjentet e saj, trajnimin teorik dhe praktik për dhëniën e dëshmieve për armët, me modulet përkatëse të leksioneve në zbatim të programit të miratuar nga Akademia e Policise. Gjithashtu pas kryerjes së orëve teorike, në Qendrën e Trajnimit “RO.GAT SECURITY” do të kryhen dhe orët praktike, po falas në kuadër të zhvillimit të plotë të ciklit të trajnimit. Çdo individ, pa asnjë pasojë penale i cili vullnetarisht do të dorëzojë armët, do t’i nënshtrohet falas këtij trajnimi pranë Qendrës “RO.GAT SECURITY” , trajnim ky i cili do të pajisë me dëshmi për “Aftësimin Teorik dhe Praktik për mbajtjen dhe përdorimin e armës. Në bazë të kërkesave të ligjit nr.74/2014 “Për Armët”,dëshmia e lëshuar nga subjekti priviat është dhe dokumenti i cili dëshmon aftësimin e personit përkatës se gjendet i përshtatshëm dhe ka aftësi profesionale për të mbajtur dhe përdorur armë zjarri”. Pas kryerjes së kursit të trajnimit, pajisjes individuale me dëshmi, personi përkatës mund të paraqitet pranë strukturave të Policisë së Shtetit për t’u pajisur me autorizimin për mbajtje të armëve të zjarrit. Në vijim të nismës promovuese “Ndal përdorimit të jashtëligjshëm të armëve të zjarrit përpara se të jetë tepër vonë”,Kompania “RO.GAT SECURITY”në partneritet me Institucionet Shtetërore përgjegjësë, synon të rrisë ndërgjegjësimin sa i përket rrezikut të mbajtjes dhe përdorimit të jashtëligjshëm të armëve të zjarrit. Kjo fushatë sensibilizuese ka një domethënie të veçantë: Duke qenë se mbajtja e jashtëligjshme e armëve të zjarrit dhe keqpërdorimi i tyre në përgjithësi kërkon një përkushtim afatgjatë dhe një reagim të fortë e të sinkronizuar social dhe institucional,ndaj Kompania “RO.GAT SECURITY”, si kompania e parë në vend e liçensuar për këtë lloj trajnimi, ka nisur mobilizimin përkatës për të forcuar dhe më tej sigurinë publike përmes rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rreziqet e mbajtjes dhe perdorimit të jashtëligjshëm të armëve të zjarrit.

Artikulli paraprakRRETH 700 POLICË PËR DERBIN E TIRANËS. MASAT, ME KOSTO MBI 800 MIJË LEKË
Artikulli tjetërRRITEN EKSPORTET ME ITALINË DHE GJERMANINË,BIEN ME KOSOVËN