U ORGANIZUA NGA INSTITUTI SHQIPTAR PËR STUDIME NDËRKOMBËTARE. Instituti shqiptar për studime ndërkomnbëtare ka mbledhur në qytetin e Shkodrës të rinjtë e dy forumeve më të mëdha politike, FRPD të Partisë Demokratike dhe FRESH të Partisë Socialiste. Përkundër bindjeve politike dhe forcës politike që përfaqësojnë, tregon koordinatori i institutit shqiptar për studime ndërkombëtare, të rinjtë u ulën në një tryezë për të diskutuar e debatuar.
Ky trajnim me të rinjtë e FRPD dhe FRESH ka shërbyer edhe për të sheshuar një lloj lufte verbale që patën gjatë takimit të dy kandidateve për Bashkinë Shkodër Voltana Ademi e Keti Bazhdari me të rinjtë pak ditë më parë. Qëllimi i trajnimit ishte bashkëpunimi mes të rinjve për të ngritur çështje të përbashkëta me qëllim zgjidhjen e tyre. Trajnimi erdhi edhe në kuadër të ambasadores së Hollandës në takimin me dy kandidatet për Bashkinë Shkodër që u zhvillua në qendrën e informacionit të Bashkimit Europian.