U ORGANIZUA NGA INSTITUTI SHQIPTAR PËR STUDIME NDËRKOMBËTARE. Instituti shqiptar për studime ndërkomnbëtare ka mbledhur në qytetin e Shkodrës të rinjtë e dy forumeve më të mëdha politike, FRPD të Partisë Demokratike dhe FRESH të Partisë Socialiste.

Përkundër bindjeve politike dhe forcës politike që përfaqësojnë, tregon koordinatori i institutit shqiptar për studime ndërkombëtare, të rinjtë u ulën në një tryezë për të diskutuar e debatuar. Ky trajnim me të rinjtë e FRPD dhe FRESH ka shërbyer edhe për të sheshuar një lloj lufte verbale që patën gjatë takimit të dy kandidateve për Bashkinë Shkodër Voltana Ademi e Keti Bazhdari me të rinjtë pak ditë më parë. Ky trajnim projekt u mbështet financiarisht nga programi i granteve të vogla i komisionit për demokraci i ambasadës së SHBA.

Artikulli paraprakAMBASADORI DONALD LU VLERËSON ME PROJEKTIN QYTETAR
Artikulli tjetërFESTA E KORPIT TË KRISHTIT, MERREN KUNGIMET E PARA