Shoqata e këshillave të qarqeve të Shqipërisë në bashkëpunim me projektin zviceran “Bashki të Forta” ka nisur trajnimin “E-këshill ne partneritet me qytetarët” edhe ne bashkine Shkoder. Ky trajnim synon lehtësimin e formave të komunikimit midis Këshillit Bashkiak dhe qytetarëve.
Eksperti I qeverisjes vendore për Shkodrën Fatlum Nurja tregon edhe rëndësinë që mund të vijnë përmes komunikimit elektronik.
Pandemia ka rritur rëndësinë e qeverisjes elektronike prandaj dhe këshillat bashkiak janë duke investuar në përmirësimin e saj shprehet Mateo Spaho koordinator i këtij aktiviteti.
Për shkak të efektivitetit që ka kjo metodë aktualisht 42 këshilla bashkiak në të gjithë Shqipërinë bëjnë mbledhje online dhe në total 60 nga 61 e kanë miratuar këtë metodë.