14 persona me aftësi të kufizuar në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës janë punësuar në biznese të ndryshme por dhe administrata publike falë projektit “Aksesueshmëri, Ndërgjegje Qytetare, Punësim për Personat me Aftësi të Kufizuara, si një Prirje e Re”. Në kuadër të këtij projekti në sallën e konferencës të hotel Golden Palace në Shkodër është zhvilluar një trajnim me qëllim përmirësimin e aftësive të komunikimit, forcimin e marrëdhënieve në punë si dhe kapaciteteve për të punuar në ekip për këta persona.

Personat me aftesi te kufizuara shprehen të lumtur që tashmë janë të punësuar.

Projekti Aksesueshmëri, Ndërgjegje Qytetare, Punësim për Personat me Aftësi të Kufizuara, si një Prirje e Re financohet nga Bashkimi Europian dhe synon rritjen e shanseve për punësim të personave me aftësi të kufizuara në zonën ndërkufitare të Shqipërisë në qytetet Shkodër, Lezhë dhe Malit të Zi Tivar, Ulqin.

https://youtu.be/xJvb3x-6O1s

 

Artikulli paraprakDREJTORI I BUJQËSISË: FERMERËT PO PËRDOREN NGA POLITIKA
Artikulli tjetërSHKODRANËT: CILËSIA E USHQIMEVE E PA GARANTUAR