“Raportimi me perspektivë gjinore” ka qenë tema e trajnimit që është zhvilluar me gazetarët e qytetit të Shkodrës. Ky trajnim u organizua nga rrjeti i grave barazi në vendimarrje në mjediset e hotel “Colosseo”.

Etleva Bogdani drejtuese e projektit që mbështet nga USAID foli mbi rëndësinë e zërit të gruas në media. Lektorja Valbone Sulçe që ka një eksperiencë të gjatë në fushën e raportimit me perspektivë gjinore u shpreh se gratë duhet të jenë më shumë të pranishme në media.Ky trajnim për raportimin me perspektivë gjinore nuk do të mbetet me kaq por do të zgjerohet me të tjera takime dhe aktivitete që kanë për synim rritjen e ndërgjegjësimit për raportimin e ndjeshëm gjinor.

Artikulli paraprakPRAG SHKOLLAT, NJË FAMILJE I KUSHTON 19 000 LEK VITI I RI
Artikulli tjetërSINDIKATA E ARSIMIT: MUNGOJNË TEKSTET SHKOLLORE