Drejtori i Urgjencave Kombëtare Skënder Brataj ka realizuar sot një sesion informues për dhënien e ndihmës së parë në raste mbytjesh në plazhe.
Duke marrë parasysh që gjatë kësaj stinë vere rastet kanë qënë të shumta duket se ky trajnim ishte mëse i nevojshëm . Ndërkohë doktor Brataj tha se specialistët i ndihmojnë qytetarët në dhënien e ndihmës së shpejtë, përmes telefonatave në numrat e urgjencës.
Qëllimi i këtij trajnimi është që dhënia e ndihmës së parë si nga personat adekuat por edhe nga vetë qytetarët është një ndihmë thelbësore për kedo dhe mund tu shpëtohet jeta. Ky trajnim është realizuar në disa vende të tjera të bregdetit shqiptarë.