Për shkak të papunësisë por edhe mungesës së shërbimeve një pjesë e personave me aftësi të kufizuar në Shkodër janë pjesë e projektit “Accent” i financuar nga Bashkimi Europian, projekt i cili ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe përmirësimin e shërbimeve bashkë me punësimin për këtë shtresë. Ekspertja Jonida Haxhiu e cila zhvilloi një trajnim për aftësimin e tyre në intervistat e punës apo komunikimin kur janë të punësuar thotë se shoqëria jonë nuk është ende gati për ta pranuar këtë shtresë.

Psikologia e organizatës “Shpresa”, pjesë e projektit “Accent”, Suela Ndoja thotë se nga një studim rezulton se personat me aftësi të kufizuar kanë mangësi në edukimin formal që është i detyrueshëm për punësimin. Këto trajnime i ndihmojnë edhe në këtë aspekt që të jenë të gatshëm për tregun e punës.

Projekti “Accent” i financuar nga bashkimi Europian mbyllet në fund të muajit shtator ndërsa zgjati për një periudhë dy vjeçare duke përfshirë trajnimin e personave me aftësi të kufizuar nga bashkitë Shkodër, Lezhë si dhe në komunat e Ulqinit dhe Tivarit në Malin e Zi.

Artikulli paraprakSIGURIA NË SHKOLLA, TAKIM NË LEZHË
Artikulli tjetërBANORËT: SHTYLLAT RREZIK PËR JETËN