Trajtimi në balancë i të drejtave të legjislacionit shqiptar ihte fokusi i takimit rajonal të zhvilluar këtë të mërkurë në Shkodër.

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “E drejta për informim dhe mbrojtja e të dhënave personale, njohja me detyrimet e ligjeve respective” të Zyrës së Komisionerit për të Drejtat e Informimit dhe të Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe OSBE-së.

Pjesë e takimit të dytë të këtij lloji në Shkodër ishin përfaqësues vendor, të sistemit të drejtësisë dhe jo vetëm.

Pjesë e takimit ishte edhe Sarah Mcguckin, përfaqësuese e OSBE, e cila u shpreh se mbledhja e të dhënave personale është përgjegjësi.

Me raste praktike që u njohën të pranishmit, u theksua se vendimmarrja e Zyrës së Komisionerit orientohet nga parimi i proporcionalitetit kur ndërthuren këto dy të drejta.

Njëkohësisht, përmbushja e plotë dhe në kohë e detyrimeve të legjislacionitnë fuqi, forcon kulturën e transparencës dhe llogaridhënies së Autoriteteve Publike.

 

Artikulli paraprakNJË TJETËR IMAZH NEGATIV I VELIPOJËS
Artikulli tjetërPARKINGJE PËR PËRSONAT ME AFTËSI NDRYSHE