Me rastin e festës së Vitit të Ri, një urim i veçantë dhe i përzemërt ka ardhur për shqiptarët.

Bëhet fjalë për Paolo Tramezzanin, ish-zëvendës trajnerin e kombëtares shqiptare, i cili në ditët e fundit të dhjetorit vendosi të marrë përsipër drejtimin e Luganos, në Zvicër duke u larguar nga kuqezinjtë. Në postimin e tij Tramezzani shkruan se “ Më kujtohet sikur të ishte dje, kur në janar të vitit 2012 erdha në Shqipëri, duke e njohur pak vendin tuaj, shumë pak skuadrën, aspak realitetin që më priste. Shumë persona e konsideronin zgjedhjen time si një hap në boshllëk dhe shumë të rrezikshme për nga niveli profesional. Që nga momenti i parë ngela i mahnitur nga realiteti që gjeta: Federata, skuadra, bashkëpunuesit, por mbi të gjitha dashuria dhe ngrohtësia e një populli që menjëherë më pranoi, më respektoi, më ndihmoi dhe më bëri të ndihem si i shtëpisë. Pesë vite ku të gjithë bashkë kemi ndarë momente që do të ngelen përgjithmonë në zemrën time. Falënderimi i parë është për Presidentin Armando Duka. Falënderoj djemtë e mi, lojtarët, që kuptuan se cilat mund të ishin potencialitet e tyre, patën besim tek ne, na ndoqën dhe kuptuan që një ëndërr bëhet e realizueshme, edhe kur mund të duket e pamundur. Falënderoj tifozët që na kanë ndjekur në cdo transfertë në Europë, që mbushnin stadiumet, duke na bërë të ndjenim ngrohtësi dhe pasion që I dallon në cdo situatë. Ju më mësuat domethënien e fjalës krenari, lidhjen e ngushtë ndaj fanellës, e konsideruar si një lëkurë e dytë dhe më përcollët ndjenjën e vllazërisë, që më bëri të ndihem një si ju. Në fund, por jo si të fundit, falënderimi më i madh është për Giannin. Më kërkove pranë teje, e deshe fortësisht”-përfundon ish-numri dy që qëndroi në pankinën e kombëtares si krahu i djathtë i De Biazit .

Artikulli paraprak“NDIHMAT PËR ROMËT IU DËRGOHEN EGJIPTIANËVE”
Artikulli tjetërVITI I RI NIS ME LËKUNDJE TËRMETI NË SHKODËR