Trajneri i kombëtares kosovare të futbollit ka dalë në një konferencë për shtyp në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku nesër mbrëma do të luhet sfida me Islandën.

 

Gjatë fjalës së tij, tekniku kosovar tha se Islanda është një ekip mjaft i fortë ndaj të cilit duhet patur shumë kujdes. Ai tha se lojtarët e përfaqësueses kosovare janë të gjithë në formë dhe shpresojnë të dalin faqebardhë nga kjo sfidë. Në lidhje me pyetjen se a e pranon skudra e tij barazimin ai u përgjigj me nje batutë. “Barazimin nuk do e pranoja as ndaj Turqisë, por humbëm 2-0”.Bunjaku theksoi se do luajne nje loje fizike pasi dhe kundershtari luan ne nje menyre te tille.Islanda eshte gjysmefinaliste e evropianit te fundit ku beri nje paraqitje mjaft te mire dhe u konsiderua surpriza e tij.

Artikulli paraprakKQZ VENDOS:S’U HIQET MANDATI 13 DEPUTETËVE E 8 KRYEBASHKIAKËVE
Artikulli tjetërAPELI UL DËNIMET PËR ‘SHQIPONJAT E ZEZA’, 12 VITE BURG PËR DREJTUESIN