Armando Sadiku do të nis një aventurë të re në Spanjë, këtë herë në kategorinë e dytë me skuadrën e Malagas.

Në momentet e fundit të merkatos elbasanasi rinovon kontratën me skuadrën e Levantes deri në 2021 dhe më pas u transferua tek Malaga në formë huazimi me opsion blerje në fund të sezonit. Kartoni i Sadikut vlen 1 milionë euro, dhe bëhet e ditur nga media AS se pagesa e lojtarit do të mbulohet nga vetë skuadra e Levantes.

Dëmtimet e shumta gjatë sezonit të kaluar e kanë penalizuar Sadikun duke e hequr nga planet e teknikut Lopez të Levantes. Elbasanasi do t’i bashkohet shokut të kombëtares Keidi Bare.

Artikulli paraprakBRITANIA E MADHE, BORIS JOHNSON KËRCËNON ME ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Artikulli tjetër‘FURTUNA’ E VJESHTËS/ 6 MESAZHET E SHBA PËR ZYRTARËT E LARTË: SHUMË SHPEJT DO DILNI PARA SPAK-UT