Transferohet nga puna, infermierja e QSUT-së tenton vetëvrasjen me morfinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Një infermiere e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka tentuar ti japë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur pasi ajo ishte transferuar në një detyrë tjetër. E ndodhur në këtë gjendje depresioni, infermierja me inicialet A. P., ka tentuar ti japë fund jetës. Mësohet se ajo ka konsumuar një overdozë morfine, por është gjetur në kohë nga kolegët e saj, të cilët e kanë dërguar menjëherë në urgjencë. Ajo ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Drejtoria e QSUT-së kishte vendosur që nga kirurgjia ta transferonte infermieren tek reparti i Djegie-Plastikës.Mesohet se e demtuara pak kohe me pare kishte humbur motren si pasoje e semundjes se kancerit,ndersa ka dhe dy prinder te moshuar e invalide.