Në Bashkinë Kurbin mungon transparenca si dhe nuk janë mbajtur premtimet.Ky është rezultati i qendres mediatike “Faktojë”, duke e renditur këtë njesi vendore të fundit nga 10 bashkitë e monitoruara përgjatë vitit 2022, në lidhje me transparencen dhe llogaridhenien, në kuader të projekti 40 premtime 10 bashki.Raporti u bazua në verifikimin e 16 indikatoreve që rrjedhin nga detyrimet ligjore për funksionim e pushtetit vendor dhe të drejten e informimit.
Bashkia e Kurbinit është bërë pjesë e monitorimit për të tretin vit radhazi, ku institucioni i drejtuar nga Majlinda Cara në vazhdimësi ka patur përformance të dobët.