Për të dytin vit radhazi, niveli i transparences në Bashkinë Lezhë arrin në masen 100 %, ndërsa nga kater prej premtimeve të monitoruara janë përmbushur dy prej tyre, një rezulton pjesërisht dhe një tjetër i pambajtur.Këto janë gjetjet e monitorimit për vitin 2023 nga qendra e verifikimit të fakteve, “Faktoje” në zbatim të Projektit “40 premtime, 10 bashki”.Prezantimi i raportit u bë në prani të përfaqësuesve të Bashkisë Lezhë, gazetarëve lokalë dhe shoqërisë civile.
Elson Frroku, drejtor i projekteve strategjike, komunikimit dhe transparencës pranë Bashkisë Lezhë vlerësoi gjetjet e Faktoje.
Monitorimi i kryer nga gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile synon të masë nivelin e transparencës në institucionet e pushtetit vendor në Shqipëri si dhe të nxisë ndarjen e informacionit për publikun si dhe llogaridhënien publike lidhur me vendimmarrjen, por edhe menaxhimin e punës së këtyre institucioneve. Premtimet u monitoruan në bazë të një metodologjie që përfshin analizën buxhetore, monitorimin e prokurimit publik si dhe vëzhgimet në terren.