NDJEHET NEVOJA E NJË TERMINALI QENDROR PËR PËRPUNIMIN E PASAGJERËVE .

Problemet me transportin ne Shkoder vijojne, pas taxi-ve edhe mjete te tjera te transportit si furgone apo taxi 6+1 kane probleme te shumta. Kamera e star+ gjate nje vezhgimi konkretizon me pamje sesi ne zona te ndryshme te qytetit jane te pozicionuara keto mjete transporti dhe realizojne transportin e udhetareve.Duke qene se ato nuk kane nje terminal te caktuar per vendqendrimin dhe nisjen e tyre drejtuesit e ketyre automjeteve detyrohen te pozicionohen ne zona te ndryshme te qytetit, ne parkime publike apo edhe mes pallateve nga ku presin udhetaret. Vete banoret e pallateve ankohen se prania e gjithe ketyre furgoneve ne sheshin para pallatit i pengon ne levizjen e tyre po gjithashtu prania e shume udhetareve prish qetesine publike dhe shkakton ndotje te ambjentit perreth prandaj banoret apelojne per krijimin e nje vendi te caktuar nga ku keta mjete transporti mund te nisen. Ky eshte nje problem edhe per udhetaret pasi e kane te veshtire te gjejne nje mjet transporti per aq kohe sa nuk ka nje vend te caktuar ku mund ti gjejne.Megjithate Bashkia Shkoder ka percaktuar nje vendqendrim te perkohshem tek rruga e stacionit te trenit derisa te realizohet perfundimisht projekti I shumediskutuar dhe I perseritur e riperseritur ne mbledhjet e keshillit bashkiak per krijimin e nje terminali per autobuset e furgonetpor derisa ky projekt te realizohet duket se keto mjete transporti do vijojne te parkojne ku te duan ato.

Artikulli paraprakF1, ROSBERG FITON ÇMIMIN E MADH TË GJERMANISË
Artikulli tjetërGENTA, VAJZË PËR SHTËPI ( Video )