Te gjithe shoferet e autobusave apo furgonave qe posedojne licenca te leshuara qofte nga komunat apo bashkite perpara 17 shkurtit te ketij vite mund te levizin pa probleme deri me 1 janar te 2017.
Eshte shefi I transportit ne Bashkine Shkoder Vildan Meraja qe ben te ditur nje fakt te tille, ku sipas tij kjo eshte e vlefshme qofte per linjat nderqytetetse ashtu edhe per ata rreth qytetese. Ndersa per sa iu perket linjave te reja shefi Meraja thote se po punohet me njesite administrative qe te percaktohet numri dhe vendi I tyre. Me funksionimin e ri vendore drejtuesit e mjeteve qe mbulojne transportin urban si ne linjat nderqytetese ashtu edhe ne ata rreth qytetese po perballen me gjobvenie nga ana e policise, kjo per shkak te vendimeve te herpashershme te cilat nuk interpretohen njesoj nga institucioni te ndryshme.