Mosnjohja e dëshmive të invaliditetit nga operatorët e transportit urban ndërqytetës është një problem që vijon prej kohësh me invalidët e punës në qytetin e Shkodrës .
Pranë zyrës së shoqatës së invalidëve të punës janë depozituar me qindra kërkesa nga vetë anëtarët e saj të cilët shprehin ankesën se lëvizja me autobusët e linjës ndërqytetëse nuk i njihet nga fatorinoja.
Për këtë ata kërkojnë zbatimin e ligjkit në të kundër policia e shtetit bashkë me organet e tjera kompatente të veprojnë për ti hequr licencën këtyre operatorëve
Invalidëve të punës i mungon shërbimi por edhe respekti në institucione pasi shikohen me përbuzje
Vënia në zbatim e këtij projekti tashmë varet nga Ministria e Transporteve. Pavarësisht vendimit që invalidët të përfitojnë transport urban falas, kjo nuk është zbatuar në qytetin e Shkodrës.