Ende nuk ka një zgjidhje për çështjen e transportit publik.

Para se të miratohej paketa fiskale në këshillin bashkiak, Ferdi Lluja ish-anëtar i atij këshilli i kërkoi kryetares së bashkisë që të ndërmarrë hapa për të zgjidhur kaosin me transportin publik. Lluja shprehet se takimi që ka deklaruar kryebashkiakja për këtë çështje nuk është zhvilluar ende dhe se është në pritje. Çështja e transportit publik në Shkodër shprehet Lluja mund të zgjidhet më takime të përbashkëta me të gjithë institucionet dhe aktorët që preken nga kjo çështje. Çështja e transportit publik për shkak të problemeve dhe kaosit të madh duhet që të zgjidhet sa më parë. Disa herë është kërkuar që të ketë një zgjidhje për transportin publik por ende shumë mjete të paliçensuara lëvizin brenda dhe jashtë qytetit duke dëmtuar ata që paguajnë taksat dhe zbatojnë ligjin.

Artikulli paraprakGRUPI I PD, “VETEPERJASHTOHET” NGA KUVENDI
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, ADEMI: RAMA NUK RA DAKORD PËR NJË VKM TË RI