Shkodër

Strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, plan masash “Për parandalimin dhe goditjen e kontrabandimit e trafikimit të emigranteve të paligjshëm”.

Si rezultat i zbatimit të këtij plani masash është finalizuar operacioni policor i koduar “Irakiani”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në kuadër të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e kontrabandimit e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm”, pas një pune të mirorganizuar, u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “Irakiani”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

H. S. 22 vjeç, banues në Irak dhe E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rruga e Lulashpepajve”, në fshatin Hot, Malësi e Madhe, janë kapur në flagrancë me mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi E. V., i cili në bashkëpunim me shtetasin irakian H. S., po transportonte 14 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës 120 euro për person, me destinacion final vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit H. S. iu gjetën 1940 euro, të cilat ia kishte marrë shtetasve të huaj që po transportonte.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/MBERRIN NE SHKODER AMBASDORJA E SHBA-se YURI KIM
Artikulli tjetër(VIDEO) RAMA NË MALËSINË E MADHE: KENI 30 VITE ME PD, ME SALIUN BËNI MITINGJE, ME NE PUNËN