8.8 kilogramë kokainë, e ndarë në 9 pako, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në doganën e Morinës nga ana e Kosovës. 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin kokainëjn drejt Kosovës, teksa e kishin fshehur poshtë sediljes së pasme të automjet. 2 të rinjtë janë vënë në pranga teksa vijojnë hetimet nga autoritetet. Policia ka arrestuar Elsaed Tirana dhe Elsajed Tallalli, 22 dhe 21 vjeç, me banim ne Shkodër.

Nga hetimet paraprake këta rezultojnë korrierë dhe se është hera e parë që e kryenin një vepër të tillë kriminale. Nga kontrollet në Shkodër e Tiranë ende nuk janë gjetur gjetur pronaret e drogës me destinacion Kosovën. Në njoftimi zyrtar të Policisë bëhet me dije:

Mbrëmë, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet ‘pegueot’ me targa të Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy të rinj.

Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit dhe e fshehur në sediljen e pasme të mjetit janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej 8 kg, e (800.74) gram.

“Bashkëpunimi në mes të Doganës dhe policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia e Kosovës, – përfundon deklarata.

5 pako nga 9 të kapura sot me Kokainë në doganën e Morinës nga ishin të ambalazhuara me ‘Dior’, marka e famshme e modës. Interesant është fakti se e njëjta markë është përdorur në megaoperacionin ku u kapën 324 kg kokainë në portin e Durrësit, të fshehura në serbrator e një kamioni. Nga qindra pako 24 prej tyre ishin të ambalazhuara ‘Dior’.

Artikulli paraprakSHKODËR, LAMTUMIRË KOLOSI I HUMORIT PAULIN PREKA
Artikulli tjetërPOSTRIBË, PLAGOSEN DY VËLLEZËR , AUTORI NË KËRKIM