Greqi, transportonin klandestinë; arrestohet një shqiptar dhe një bullgar

Një shqiptar dhe një bullgar u arrestuan nga policia në Greqinë veriore, pasi në dy automjetet që po drejtonin ishin duke transportuar 27 emigrantë klandestinë nga Siria, Iraku dhe territoret palestineze. Policia greke kishte informata se në aksin Aleksandupoli-Ksanthi do të kryhej transport klandestinësh të ardhur nga Turqia. 21-vjeçari shqiptar dhe disa prej emigrantëve u përpoqën të iknin me vrap në pyll kur u ndaluan nga policia. Klandestinet kishin paguar 2500-3000 euro per të mbërritur në Greqi dhe nëse donin të vazhdonin rrugën drejt Gjermanisë shuma trefishohej. Sipas policisë, dy personat e arrestuar janë pjesë e një organizate që trafikon klandestinë nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Artikulli paraprakSPANJA HEQ PENGESËN, MALI I ZI GATI PËR ANËTARËSIM NË NATO
Artikulli tjetërKOMUNITETET FETARE: MAZHORANCA DHE OPOZITA TË NDËRTOJNË URA DHE JO MURE