Në brigjet e lokalitetit të Kastros, në ekstremin jugor të Italisë, kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit 21 refugjatë që kanë deklaruar se janë somalezë, iranianë dhe sirianë.

Pak orë më pas, në një zonë të afërt detare, Marina Serra, pas një ndjekjeje të patrullave të Guardia di Finanza dhe të rojeve kufitare u bllokua një mjet lundrues shtatë metra i gjatë, me të cilin udhëtonte një shtetas shqiptar dhe një grek. Dy personat dyshohet se janë skafistët që kanë sjellë grupin e refugjatëve në brigjet italiane dhe janë ndaluar për t’u marrë në pyetje. Për të vërtetuar këtë hipotezë do të shqyrtohen aparaturat e bordit dhe do të merret dëshmia e refugjatëve, që ndërkohë janë transferuar në një qendër pritjeje për identifikim. Hetimet do të jenë me shumë rëndësi për të kuptuar nëse bëjhet fjalë thjesht për një episod, apo ky është fillimi i mbërritjes masive në Puglia të refugjatëve pas mbylljes së kufijve të tjerë që i çojnë ata drejt Europës veriore.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSTAR MEMORY – HAMIT BORICI
Artikulli tjetërLETRA E RAMËS, REAGON LULZIM BASHA