Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” tre shtetas të huaj siriane.

Sipas policisë së Fierit shtetasit sirianë kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në kufirin e Republikës së Shqipërisë.

*Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të Ardit Nuhu, 26 vjeç dhe Ervis Bajrami, 32 vjeç. Ndërkohë u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të makinës, shtetasit F.C, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier per veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri” dhe “Kalim paligjshëm i kufiri”.

Artikulli paraprakEKSTRADOHET NGA ATHINA I DËNUARI ME 17 VJET BURG
Artikulli tjetër81 VITE BURG PËR GRUPIN SHQIPTAR TË KOKAINËS E HEROINËS