Një 27-vjeçar nga Korça është arrestuar ditën e sotme pasi u kap në flagrancë duke transportuar 12 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, kundrej pagesës.Është arrestuar i riu i identifikuar si A. Sh..

27-vjeçari u arrestua në unazën e qytetit të Bilishtit me 12 shtetas të huaj në makinën tip “Citroen” kundjrej 500 eurove për person. Kanë nisur hetimet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Mbi 27-vjeçarin rëndon akuza për veprën prenale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, për të cilën parashikohet nga 5 deri në 10 vjet burg.

Artikulli paraprakSHKODËR, TENTOHET TË VIDHET QENDRA KOMUNITARE
Artikulli tjetërSHTETASI TURK DËNOHET ME 1 VIT BURG PËR FALSIFIKIM PASAPORTASH E VIZASH