Në tre ditë, më shumë se një mijë vetë kanë dhuruar mbi 24 mijë dollarë, duke bërë kështu që të arrihet shuma për një varrim të denjë të Daine Grey, transgjinori 22 vjeç i Universitetit të San Franciskos, i vetëvrarë më 2 korrik.

Për më shumë se 10 ditë trupi i tij nuk ishte kërkuar nga askush, as nga familja e tij.

Kështu, lëvizën përfaqësuesit e komunitetit LGBT të qytetit, të cilët kanë nisur edhe një mbledhje fondesh për funeralin bashkë me njoftimin në rrjetet sociale.

Daine, mendohet të jetë vetë vrarë për shkak të krizës që po kalonte nga mbyllja verore e qëndrës për ndihmë të kampusit universitar.

Miq, shokë shkolle dhe të komunitetit Lgbt të San Franciskos mbetën të habitur nga xhesti i Daine dhe janë të bindur se tragjedia mund të evitohej me pak vëmendje.

Nga qendra e vogël e ndihmës në kampus, Lady Katerina, konsulentja që organizoi mbledhjen e fondeve për funeralin, kujton të ndjerin dhe vlerat e asaj qendre , mbyllja e së cilës i shkaktoi tragjedinë.

” Daine kaloi, sidomos në semestrin e fundit, nga një djalë i mbyllur dhe i turpshëm, i paaftë për të ndërtuar marrëdhënie dhe miqësi, të hapej dhe të fliste”.

Por mbyllja sezonale e asaj qendre që ishte një pikë referimi, e la Danie-n pa një vend ku të shkonte.

Menjëherë pas vetëvrasjes së studentit, u vunë në dispozicion shërbime mbështetjeje për studentët e kampusit, me orare të reja, publikuar edhe në faqen e Facebook të universitetit.

Pasi të hiqen shpenzimet mortore, pjesa e mbetur e donacioneve do shkojnë për Queer Resource Center dhe entit jo fitim prurës të City College për sensibilizimin e studentëve dhe docentëve rreth realitetit të homoseksualëve dhe transgjinorëve.

Artikulli paraprakJENI GATI TË INVESTONI NË TURIZËM? KLOSI SHPALL 16 ZONAT PRIORITARE TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërLIGJI PËR TEATRIN/ BASHA THIRRJE RAMËS: NUK DO LEJOJMË AFERA KORRUPTIVE