“Trashëgimia kulturore e Shkodrës dhe zhvillimi i turizmit”, ka qënë në fokusin e ditës së dytë të forumit të hapur të mbajtur në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Shkodra në Shekuj”, që vjen si bashkëpunim i Bashkisë Shkodër dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Panelistët, pjesë e të cilëve edhe ekspertë ndërkombëtarë, kanë ndarë qasjen e tyre për zhvillimin në Shkodër i cili është edhe një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të Shkodrës. Për Nën Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, Bashkia Shkodër ka punuar prej 18 muaj për një vision të ri të zhvillimit të ofertës turistike të Shkodrës për vizitorët.
Arkitekti i njohur, Jesus Hernandez, i cili është projektues i shumë investimeve në Shkodër është shprehur se investimet që po kryhen në Shkodër do të krijojnë një rol akoma më tërheqës për turizmin në Shkodër pasi gjithçka është projektuar është në përputhje me qasjen e zhvillimit të Shkodrës si qendër rajonale.
Gjatë këtij forumi të mbajtur në Kinema Republika, panelistët e ftuar si pjesë e Bashkisë Shkodër dhe Universitetit kanë shkëmbyer ide dhe mendime për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy instutucioneve ndërkohë që vlerësuan se rikthimi i konferencës ndërkombëtare “Shkodra në Shekuj” do të shërbejë si hap i parë i ndërlidhjes bashki-universitet për zhvillimin e të gjithë rajonit të Shkodrës.