“Trashëgojmë traditë – Përcjellim trashëgimitë” u titullua ekspozita e hapur në kuadër të ditës ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore nga shoqata “Artizanët Vau Dejës”. U përzgjodh pikërisht kjo datë e veçantë për të promovuar një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të kësaj zone, me qëllim trashëgimin tek brezat e rinj.

Besara Podgorica, drejtore rajonale e trashëgimisë kulturore tregon se aktualisht bashkia Shkodër është pjesë e disa programeve kulturore që promovojnë vlera dhe kulturën në këtë zonë.

Ekspozita “Trashëgojmë traditë – Përcjellim Trashëgimitë” e hapur në ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër kishte për qëllim promovimin e punimeve artizanale të zonës së Vaut të Dejës.

Artikulli paraprakLEZHË, FAMILJA ME 5 ANËTARË NË VËSHTIRËSI
Artikulli tjetërFOLK FEST NË MALËSINË E MADHE