Është arrestuar në Kakavijë, shtetasi kroat i dyshuar për vrasjen e tifozit grek gjatë trazirave në ndeshjen mes AEK dhe Dinamo Zagreb. I dyshuari është një 19 vjecar, që ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi për vdekje M.K 29 vjec.
Në ndeshjen për turin e tretë të Champions League, mes AEK dhe Dinamo Zagreb pati trazira mes tifozëve ku mbeti i vdekur një tifoz i AEK. Nga trazirat u plagosën edhe 8 të tjerë ndërsa janë arrestuar rreth 100 persona në total.
Për ngjarjen u shkarkuan edhe 7 policë në Greqi.