4 të plagosur është bilanci i tre aksidenteve të ndodhura paraditen e së enjtes në rruget e Qarkut të Lezhës.Aksidenti i parë ndodhi rreth ores 9 e 30 minuta në superstraden Lezhë-Shkoder, në afersi të fshatit Mabë, ku një automjet tip audi u përplas me një kamper në të cilin udhetonin një çift turistesh Gjerman.Nga aksidenti mbeten të plagosura dy vajza të cilët po lëviznin me autoveturen Audi.Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha njëra prej të cilave në gjendje me të rëndë për shkak të frakturave të marra në disa pjesë të trupit.

Pak minuta më vonë një tjeter aksident u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Sakë”.Një motorçikletë në të cilen lëvizte një 31-vjeçar u përplas nga nje automjet i cili u largua nga vendi i ngjarjes.Nga aksidenti mbeti i plagosur drejtuesi i motorçikletes Marsido Pali, i cili u dërgua me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku pas marrjes së ndihmes së pare mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.Ndërkohë policia po punon për identifikimin e automjetit që përplasi motorçikleten si dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre dy aksidenteve.

Nderkohe, nje tjeter aksident u regjistrua n hyrje te qytetit te Lezhes. Nje furgon i linjes se Lezhe-Torovice ka perplasur nje kembesore e cile ka qene duke kaluar njera ane e rruges ne anen tjeter. E plagosuara nje grua rreth 60-vjece u dergua ne spitalin e Lezhes e cila ka marre fraktura ne trup dhe ndodhet nen kujdesin e bluzave te bardha jashte rrezikut per jeten. Nderkohe policia po heton shkaqet e ketij aksidenti i cili eshte i treti qe ndodh ne rruget e lezhes brenda dites se enjte me nje bilanc 4 persona te plagosur.

Artikulli paraprakNELSON HYSA: SYNOJ 30-SHEN MË TË MIRË NË BOTË
Artikulli tjetër“70-VJET BASHKË ME BREZNI”