Aksidentet në Tiranë, nuk kanë munguar edhe në 24 orët e fundit. Për fat të keq, nuk kanë munguar edhe viktimat.

Ndër tre aksidente që janë regjistruar nga Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Aksidenti me vdekje, është pasuar me arrestimin e drejtuesit të mjetit, shkaktar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
• Më datë 06. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. B., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, Sauk i Sipërm, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren F. Sh., vjeçe 65, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

• Më datë 06. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në fshatin Mustafa Koç, duke qarkulluar me mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., vjeç 55, banues në Baldushk, i cili për pasojë, ka vdekur në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.

• Më datë 07. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. H., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi me datë 06. 11. 2018, në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPRANGA MENAXHERIT SHQIPTAR TË KOKAINËS
Artikulli tjetërVAR VETEN NË PEMË 62-VJEÇARI