Tre anëtare të Apelit dorëhiqen nga gjykimi i ish-deputetit Mark Frroku
Tre anëtaret e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit kanë dhënë dorëheqjen nga gjykimi i ish-deputetit Mark Frroku. Gjyqtarët Shkëlqim Mustafaj, Andi Civici dhe Fatmira Hajdari janë tërhequr pasi kanë gjykuar më parë një kërkesë të të pandehurit për përfundimin e afateve të paraburgimit, gjatë kohës që çështja e tij po trajtohej në Gjykatën e shkallës së parë të Tiranës. Tani pritet që të zgjidhet një tjetër trupë gjykuese. Mark Frroku u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe u dënua me 7 vite e gjysmë burg për akzuat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm, ndërsa u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë.