Elsa Toska, bëhet anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit që bën betimin para Presidentit. Ceremonia u zhvillua në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme në Presidencë.
Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Vladimir Kristo.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Pas saj vijuan betimin Fiona Papajorgji dhe më pas Marsida Xhaferllari. Kjo e fundit është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj.

Betimet kishin nga gjysmë ore diferencë. E fundit u mbyll në 20:00.
Elsa Toska së bashku me Fiona Papajorgjin u zgjodhën nga Kuvendi, ndërsa Marsida Xhaferllari është dekretuar nga Presidenti si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që për Arta Vorpsin, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, dhe që sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, është publikuar në media një dokument i noterizuar ku shkruhet se ajo është betuar me dorën në Kushtetutë për të mos shkelur Kushtetutën

Artikulli paraprakVENECIA, PASI VOTON MASAT NDAJ KLIMËS, KËSHILLI RAJONAL PËRMBYTET
Artikulli tjetërSHQIPTARËT NË KAMPIN AL-HOL, MAJKO KRITIK: ZYRTARËT TË MOS MBYLLEN NË ZYRA