Tre biznese ne Tirane janë konstatuar që kanë vjedhur ujin përmes lidhjeve të paligjshme. Konstatimi është bërë pas kontrollit nga grupi që është ngritur për verifikime. Pronarët e bizneseve janë proceduar dhe po ndiqen në gjendje të lirë.
Emrat e tre biznesmenëve që po hetohen në gjendje të lirë • A. Z., 41 vjeç , banues në Tiranë • Gj. P., 49 vjeç , banues në Tiranë • F. B., 58 vjeç , banues në Tiranë Nga data 1 shkurt kanë filluar kontrollet për bizneset për lidhjet e ujit në kuadër të reformës, ndërsa për familjarët është lënë afati 28 shkurt për legalizimin e lidhjeve nëse s’kanë kontratë