“Tre burra me futën në Benz dhe …’ kallëzimi i 15-vjeçares 

Një adoleshente në Vlorë pretendon se tre persona e kanë futur në një makinë dhe kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me të. Megjithëse 15-vjeçarja pretendon se ngjarja ka ndodhur më datë 7 Janar, ajo është paraqitur në polici një ditë më parë dhe ka kallëzuar se, tre persona të panjohur, e kanë marrë me mjetin tip “Benz” që i përket Hasko B. dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale. Pronari i makinës, 43-vjeçari Hasko B., banues në Vlorë, është shpallur në kërkim. Automjeti tip “Benz” me targë KO 6890 B. është gjetur në breg të detit u gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale.

Artikulli paraprakVETËVARET KRYEFAMILJARI, ISHTE BRAKTISUR NGA FAMILJA
Artikulli tjetërBIEN SHKËMBIMET SHQIPËRI-KOSOVË, BIZNESET “FRIKË” NGA SERBËT