Tre djem godasin me grusht 26-vjeçaren ,arrestohen
Tre të rinj janë vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia pasi ushtruan dhunë ndaj një 26-vjeçareje. Ngjarja ndodhi në sot rreth orës 00:30 pak pas mesnatës në bulevardin “Zogu i Parë”. Sipas informacioneve, Aleks M. 23 vjeç, Sokol Z. 33 vjeç dhe Kadri Sh. 24 vjeç goditën me grusht Dorela P. pas një debati të çastit mes tyre. Vajza bëri denoncim në polici ndaj tre të rinjve.