Akademia Vllaznia e ka nisur mbarë kampionatin e ri. Tre ekipet kuqeblu, U-19, U-18 dhe U-17 arritën të marrin fitore në ndeshjet e tyre. 19-vjeçarët e Vllaznisë triumfuan ndaj Laçit me rezultatin 3-2, falë golave të Shimajt, Halilit dhe Arës. Trajneri Elvis Plori dhe sulmuesi Aris Ara ishin shumë të lumtur me këtë fitore.

Ndërkohë, edhe Vllaznia U-18 ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0, falë golave të Ivzikut dhe Zymerit. Trajneri Malvin Meçarovi u shfaq i lumtur për faktin se ky kampionat i ri startoi me fitoren për ekipin e tij.

Me fitore e ka nisur kampionatin e ri edhe Vllaznia U-17. Ky ekip ia doli të triumfonte vetëm në minutat e fundit të takimit, duke fituar me shifrat 3-1, falë një dopiete të Flavio Fushës dhe golit të Kurtulajt. Trajneri Arbër Shytani dhe protagonisti kryesor i kësaj ndeshje, Flavio Fusha, folën për nisjen me fitore të kampionatit të ri.

Javën e ardhshme, që të gjitha këto ekipe do të luajnë në kryeqytet ndaj Partizanit.

https://youtu.be/8-cxnKKjqTM

Artikulli paraprakSHTËPITË NË AIRBNB, KONKURENCË E PANDERSHME
Artikulli tjetërKF SHIROKA ZBRET NË FUSHË