Akademia Vllaznia ka arritur të marrë tre fitore këtë fundjavë, me tre ekipet e saj U-19, U-18 dhe U-17. Kështu, Vllaznia U-19 ka fituar me rezultatin 2-1 në “Reshit Rusi” ndaj Elbasanit, teksa për vendasit shënuan Halili dhe Gërbeti. Me këtë fitore, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 22-pikëve dhe për momentin ndodhet në vendin e katërt të renditjes. Trajneri i Vllaznia U-19, Elvis Plori shprehet i kënaqur me atë çfarë kanë bërë futbollistët e drejtuar prej tij deri më tani.

Nga ana tjetër, Vllaznia U-18 ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Akademisë së Futbollit në Shkodër, falë dy golave të Aldo Medhës. Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur në kuotën e 18-pikëve në vendin e gjashtë të renditjes. Ndërkohë, edhe Vllaznia U-17 ka fituar thellësisht me shifrat 7-0 ndaj Akademisë së Futbollit, teksa për kuqeblutë golat u shënuan nga Prendi, Kurtulaj, Kthupi, Shurbani dopietë, Nikaj me penallti dhe Hebovija. Me këtë fitore, ekipi i 17-vjeçarëve kuqeblu ngjitet në kuotën e 22-pikëve në vendin e katërt të renditjes.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË MURIQAN 35-VJEÇARI, IU GJET KANABIS NË MAKINË
Artikulli tjetërMBYLLET FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I HUMORIT